Mediat italiane sulmojnë Igli Taren: Ky dështim nuk mund të mbulohet me asgjë

Sport
ALL'OLIMPICO VIGILIA DI JUVENTUS LAZIO FINALE DI TIM CUP IGLI TARE (tedeschi(

Igli Tare, mbahet si një nga drejtorët sportiv më të mirë në kampionatin italian duke bërë shumë goditje cilësore dhe “low-cost”, në merkato. Ai ka arritur të sjellë shumë të ardhura për klubin, pasi ka investuar shumë pak dhe ka sjellë më shumë para nga sa pritej.

Filozofia e kryeqytetasve me në krye Igli Taren si zbatues është e thjeshtë, blejmë lojtarë me kosto të vogël dhe i sheshim shtrenjtë. Pra, mund të themi një model si Arsenali, Porto apo dhe Benfika që prodhojnë lojtarë gati për ekipet e mëdha.

Por, përveç këtyre sukseseve, mediat italiane e kanë nxjerrë zbuluar Taren dhe presidentin e klubit Klaudio Lotito. Kjo sepse objektivi kryesor i ekipit ka qenë Liga e Kampionëve, e cili nuk është arritur vitet e fundit.

Prezenca e fundit e ekipit në kompeticionin më të madh Europian për klube është në sezonin 2007-2008, kur kishin në grup Olimpiakosin, Verder Bremen dhe Real Madridin. Pra plot 11 vite, pa dëgjuar himnin e Championsit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Para çdo arritje tjetër në krye të Lacios, ky dështim nuk mund të mbulohet me asgjë sipas mediave italiane. Justifikimi i klubit është i thjeshtë dhe i qartë, që nuk ka të njëjtin buxhet ekipi më rivalët e tjerë si Juventus, Inter, Roma, Napoli apo edhe Milani.

Nëse Lacio do të gjente veten në grupet e Ligës së Kampionëve, atëherë çdo gjë do gjente vendin e vet dhe Igli Tare mund të quhej me plot gojën drejtori sportiv më i suksesshëm.

ME TE LEXUARAT