Maskat vjedhin makinën në Fushë Krujë, zbresin me forcë shoferin

Kliko per me shume info

Një tjetër grabitje ka ndodhur në qarkun e Durrësit, këtë herë në Fushë-Krujë.

Policia thotë se dy persona të maskuar kanë grabitur një makinë Benz me targa AA046TA.

Kliko per me shume info

Ngjarja rreth orës 21:30, ndërsa dy autorët i drejtuan armën drejtuesit të mjetit dhe i morën makinën.

Teksa makina ishte në ecje e sipër, grabitësit i kanë bllokuar rrugën dhe e kanë zbritur më forcë shoferin nga automjeti. Pas grabitjes, personat e maskuar kanë marrë mjetin dhe janë larguar.

Identiteti i pronarit të mjetit ende nuk është bërë i ditur. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.