Largojini këto ushqime nëse doni një bark të sheshtë...

Soft

Nëse doni një stomak të sheshtë, qëndroni larg nga tre ushqimet që me siguri i konsumoni çdo ditë!

Djegia e yndyrës “kokëfortë” rreth belit është bërë shumë e thjeshtë dhe përgjithësisht rekomandohet të konsumoni shumë ujë për ta hequr qafe atë.

Më poshtë keni disa këshilla se si të eliminoni yndyrën dhe cilat janë ato gjëra që s’duhet të bëni kur bëhet fjalë për këtë proces:

HIQINI PRODUKTET E QUMËSHTIT

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po, edhe pse qumështi është pije e shëndetshme, duhet ta shmangni atë për të patur një stomak të sheshtë. Konsumimi i qumështit mund të çojë në gazra. Më mirë konsumoni kos në vend të saj.

HIQINI USHQIMET E PËRPUNUARA, KAFENË, SHEQERIN DHE ALKOOLIN

Shkrirja e yndyrës së barkut ende kërkon disa sakrifica, duke përfshirë uljen e sasisë së kafesë dhe alkoolit. Ushqimet e përpunuara stimulojnë procesin e grumbullimit të yndyrës, e cila çon në bark. Për më tepër, sheqeri i rafinuar është një tjetër pengesë në procesin e shkrirjes së yndyrës. Prandaj, duhet t’i shmangni këto produkte.

PAKËSOJENI KRIPËN

A jeni të vetëdijshëm se marrja e tepërt e kripës çon në mbajtjen e ujit në trupin tuaj? Pra, mos shtoni shumë kripë në ushqimin tuaj, thjesht shmangni kripën sa më shumë që të jetë e mundur!

KONSUMONI MË SHUMË FRUTA

Ngrënia e frutave është gjëja më e mirë që mund të bëni! Megjithatë, duhet të jeni tepër të kujdesshëm kur vjen puna te zgjedhja e frutave, pasi jo të gjitha frutat janë të përshtatshme për humbjen e peshës, shkruan femina. Për shembull, konsumi i mollës ose i dardhës mund të kompromentojë procesin e djegies së yndyrnave, meqë ato janë të larta në fruktozë.

Për sa kohë që ju i ndiqni këto këshilla, nuk është nevoja të shqetësoheni për yndyrën tuaj të barkut!

ME TE LEXUARAT