Kush është ‘Roni i Shijakut’ që u prangos dje nga Vol-Vo 4

Aktualitet

Hekuran Hoxha, 48-vjeçari që u arrestua dje në Shijak, dyshohet se është koka e grupit ‘Avdylaj’, bashkëpunëtorët e dyshuar, të të cilit, u arrestuan në muajin tetor në kuadër të operacionit Vol-vo 4.

Hoxha 48-vjeçar akuzohet për disa vepra penale, mes tyre pjesëmarrje në grup kriminal, trafik droge dhe pastrim parash.


Hekuran Hoxha, i cili njihet edhe si “Roni i Shijakut” rezulton të jetë kreu i një grupi të fuqishëm të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali e Turqi, ku trafikonte edhe droga të forta si heroinë. Hekuran Hoxha dyshohet se ka qenë porositësi i heroinës që prodhohej në laboratorin që u zbulua në fshatin Brenog të Hasit, ku u gjetën 250 kilogramë heroinë e ku u arrestuan 5 persona.

“Roni i Shijakut” dyshohet se porositi bashkë me Sajmir Gjepalin, heroinën që prodhohej laboratorin e Hasit. Burime bëjnë me dije se ata kanë mbajtur kontakte me biznesmenin Admir Hoxha ( i shpallur në kërkim) për ngritjen e laboratorit të heroinës në Has i cili u zbulua në tetor 2018. Hekuran Hoxha është arrestuar edhe në vitin 2009 si i dyshuar për trafikimin e rreth 400 kg heroine në Itali. Si dhe në vitin 2011 për trafik heroine në Turqi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mbrëmjen e 21 tetorit 2018, FNSH dhe RENEA në kuadër të operacionit të koduar Vpl-Vo 4 prangosën 24 persona mes të cilëve Avdylajt e Shijakut si dhe ish deputetet Arben Ndoka dhe Arben Çuko, emrat e të cilëvë dolën nga përgjimet e bandës së Shijakut me banda të tjera në Shqipëri. Policia arrestoi 5 persona për laboratorin e heroinës në Has, dy prej të cilëve u liruan nga Gjykata, pasi rezultuan se ishin punonjës. Ndërkohë, në kërkim vijojnë te jene ende dy shtetas turq.

ME TE LEXUARAT