Kush është njeriu që e dorëzoi Klemend Balilin në polici

Aktualitet

Ka qenë nipi i tij, Rigels Balili, personi që negocioi me Ardi Veliun për të dorëzuar një nga emrat më të lakuar të botës së krimit, Klement Balilin në duart e policisë dhe duke përmbyllur pas më shumë se dy vitesh sagën e gjatë të arratisjes, për t’iu fshehur drejtësisë.

Prej gati një viti policia shqiptare, përveç veprimeve operative, kontrolleve në banesa apo mbajtjes nën mbikëqyrje të familjarëve kishte nisur bisedimet dhe me familjarët, duke nxitur dorëzimin e Balilit pranë autoriteteve.

Kjo detyrë është marrë nga nipi i Klement Balilit, Rigelsi, i cili ka negociuar për dorëzimin e tij pranë autoriteteve policore.

Lajmi është bërë me dije gjatë një interviste për ‘OraNews’, ku Rigels Balili është shprehur se negociatat kanë nisur që në momentin kur janë njoftuar se është plotësuar dosja dhe është gati për t’u dorëzuar në gjyq.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai tha se ditën e sotme u bë e mundur edhe dorëzimi i tij në Drejtorinë e Policisë. Sipas tij, Balili nuk është arrestuar, por është vetëdorëzuar.

Ai deklaroi se ka qenë ky personi që ka shkuar në zyrën e drejtorit të policisë dhe ka kryer negociatën për dorëzimin e Klement Balilit, apo i njohur ndryshe nga mediat si ‘Eskobari i Ballkanit’.

Nga ana tjetër, është mësuar se bisedimet mes palëve janë drejtuar nga kreu i Policisë, Ardi Veliu. Eshtë pikërisht ky i fundit, personi të cilit Balili iu dorëzua sot rreth orës 9.45 minuta në një zonë mes Sarandës dhe Finiqit.

Ai ka qenë i shoqëruar nga dy familjarë të tij, personat që kanë bërë dhe ndërmjetësimin për dorëzimin. Ka qenë po Drejtori i Policisë Veliu, ai i cili e ka sjellë Balilin në Tiranë.

ME TE LEXUARAT