Kukësi qarku më i varfër në Shqipëri. Shikoni kushtet mjerane ku jetohet në fshatin Gostil

Aktualitet

Sipas të dhënave të fundit të Eurostat, veriu i Shqipërisë është rajoni më i varfër në Europë, ku të ardhurat e banorëve të janë sa 24% e mesatares së Bashkimit Europian. Ndërsa Instituti Shqiptar i Statistikave e renditi Kukësin si qarkun më të varfër në Shqipëri. Në lagjen Gostil në Veri të Shqipërisë varfërinë e gjen kudo.

Veriu i Shqipërisë është rajoni më i varfër i Europës. Këto janë të dhënat më të fundit të Eurostat. Në këtë rajon, të ardhurat e banorëve janë sa 24% e mesatares së Bashkimit Europian.

Ndërsa Instituti Shqiptar i Statistikave, vazhdon të rendisë Kukësin si qarkun më të varfër të Shqipërisë. Pas veriut të Shqipërisë, rajoni i dytë më i varfër është Severozapaden i Bullgarisë.

Ndërkohë vendi i tretë është po në Shqipër dhe i përket pjesës jugore të vendit. Aty të ardhurat janë sa 29.52% e mesatares së BE.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas jugut të Shqipërisë renditen Mayotte në Francë me 33.27%, dy rajonet e tjerë të Bullgarisë Yuzhen tsentralen me 33.53% dhe Severen tsentralen me 33.95% të mesatares së BE-së.

Nisur nga këto të dhëna, Shqipëria rezulton shteti më i varfër i Europës me 30% të mesatares së BE. Vendet e rajonit, Serbia dhe Maqedonia e kanë këtë tregues 37 dhe 35%, ndërsa Mali i Zi, 40%.

Hendeku i madh midis rajoneve të ndryshme të Europës, varet nga një sërë faktorësh, që nga globalizmi, trashëgimia e sistemeve ekonomike, largësia gjeografike, zhvillimet socio-ekonomike dhe disponueshmëria e burimeve.

ME TE LEXUARAT