Kryemadhi: Opozita e vendosur për rrëzimin e Edi Ramës

Politikë

Opozita shqiptare është e vendosur për rrëzimin e Edi Ramës”. Kështu deklaroi sot Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë takimit të zhvilluar me Komitetin Drejtues Kombëtar të LSI-së.

Ajo theksoi se rrëzimi i Edi Ramës, rikthen 400 mijë shqiptarët e larguar në Shqipëri.”


Vendimi i opozitës së bashkuar për të rrëzuar Edi Ramën nuk është thjesht dhe vetëm një artikulim, por edhe një vendim i institucionalizuar, theksoi Kryemadhi, e cila shtoi se rrëzimi i Edi Ramës do të ketë një sërë pasojash pozitive për Shqipërinë dhe shqiptarët, për rikthimin e tyre në Shqipëri, për uljen e taksave, për shëndetësinë falas, për konsolidimin e ekonomisë, për plotësimin e kërkesave të studentëve etj.

“ Sigurisht që vendimi i opozitës së bashkuar është rrëzimi dhe largimi i Edi Ramës. Është një vendim për të cilën e kemi artikuluar herë pas here, por tashmë e kemi institucionalizuar. Sepse largimi i Edi Ramës do të thotë që të kthejmë 400 mijë shqiptarët të cilët kanë ikur nga Shqipëria.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rrëzimi dhe largimi i Edi Ramës do të thotë që të ulim taksat, të cilat u janë ngritur shqiptarëve gjatë gjithë kësaj kohe. Rrëzimi dhe largimi i Edi Ramës do të thotë që të kemi një shëndetësi falas. Të rrëzosh dhe të largosh Edi Ramën do të thotë që të plotësosh kërkesat e studentëve. Por jo vetëm kërkesat e studentëve, por edhe të ruash dhe të institucionalizosh integritetin e universitetit shqiptar dhe të pedagogëve shqiptarë.

Të rrëzosh dhe të largosh Edi Ramën do të thotë të konsolidosh ekonominë shqiptare. Pra do të thotë që bizneset të cilat po mbyllen dhe po falimentojnë çdo ditë për shkak të politikave diskriminuese dhe për shkak të politikave që favorizojnë oligarkët, është e domosdoshme rrëzimi dhe largimi i këtij njeriu. Të rrëzosh dhe të largosh këtë njeri do të thotë që tu garantosh pensionistëve një pension që jo vetëm që të kujdesen për jetën e tyre, por edhe të kenë mundësi më të mira për të kaluar vitet e fundit të jetës së tyre si njerëz normal.

Të rrëzosh dhe të largosh këtë kryeministër do të thotë që të krijosh shanse dhe mundësi të barabarta për të gjithë shqiptarët”, tha Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

ME TE LEXUARAT