Klement Balili del nga policia, përballet me gjykatën

Aktualitet

Personazhi i lakuar i diteve te fundit Klement Balili ka lënë Drejtorinë e Policisë Tiranë për të shkuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku do t’i komunikohet masa e sigurisë dhe akuzat. Prova më e fortë e prokurorise jane përgjimet që e implikojnë në trafikun e drogës.

Paraditen e djeshme, në shortin e hedhur të Krimet e Rënda, gjyqtare e seancës paraprake u caktua Miliana Muça, ndërsa kjo e fundit do të bëjë edhe rivlerësimin e masës së sigurisë.

Hetimet për Balilin u mbyllën dhe paraditen e së martës dhe prokurori i çështjes Ened Nakuçi dorëzoi dosjen në Gjykatë për të kaluar çështjen në gjykim. E njëjta ditë kur njeriu i konsideruar si “Eskobari i Ballkanit” u vetëdorëzua ë duart e Policisë dhe kaloi natën në dhomat e shoqërimit të Drejtorisë së Policisë Tiranë. Si çdo të arrestuar edhe atij i është lejuar që në orën e përcaktuar familjarët t’i çojnë rroba dhe ushqime.

foto galeri foto galeri foto galeri 123PreviousNext
Dorëzimi i Klement Balilit ndodhi pikërisht në momentin kur dhe Prokuroria për Krimet e Rënda sapo ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar dosjen për gjykim. Ai akuzohet për “Trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim, “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, si dhe për “Pastrim parash”.

ME TE LEXUARAT