Kjo është distanca që duhet të mbani nga personi i sëmurë me grip

Soft

Sezoni i gripit me të madhe po zgjat dhe të gjithë kërkojnë zgjidhje se si në këtë kaos të mos sëmuren, transmeton Telegrafi.

Njerëzit madje bëhen paranojakë, andaj mjafton që dikush të kollitet në afërsi të tyre që ta shikojnë tërthorazi dhe që ta imagjinojnë veten të shtrirë në shtrat.

Për këtë shkak është me rëndësi të dini në cilën distancë duhet të qëndroni nga personi i sëmurë nga gripi në mënyrë që të jeni të sigurt.

Në të vërtetë, të gjithë personat të cilët gjenden në rrethin prej 182 cm në raport me personin e infektuar janë në rrezik që të sëmuren nga kjo sëmundje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ekspertët konstatojnë që virusi i gripit bartet nëpërmjet piklave kur njerëzit teshtijnë apo kolliten.

Këto pikla mund të bien në fytyrën e personit i cili gjendet në afërsi të të sëmurit dhe në atë mënyrë barten nga goja dhe hunda e tij, që mund të arrijnë edhe deri në mushkëria.

Rrallë sëmundja merret kur dikush prek objektet të cilat i sëmuri i ka përdorur.

Mund të sëmureni nga gripi edhe deri pas 48 orëve, por që të mos dini ku e keni marrë virusin. Njëkohësisht ju jeni edhe transmetues i atij virusi.

Secili që me ju takohet në rrethin më të afërt se 182 cm do të jetë i infektuar – thotë prof. dr. William Schaffner nga Universiteti Vanderbilt.

Një ndër zgjidhjet më të sigurta është vaksina kundër gripit, të cilën, nëse e merrni, mund ta përballoni këtë periudhë epidemie dhe të jeni të shëndetshëm.

ME TE LEXUARAT