Këshilli Kombëtar i PD, prezanton sekretarët e rinj

Politikë

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike në një konferencë për shtyp, njoftoi edhe rezultatet e zgjedhjeve për sekretariatet pranë këtij institucioni.

Juristi Çlirim Gjata u zgjodh Sekretar për Çështjet Ligjore , ndërsa Ivi Kaso u zgjodh Sekretar për Çështjet Zgjedhore.

Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Kombëtar të partisë Demokratike, u zgjodh Gazmend Bardhi, ndërsa Sait Dollapi u zgjodh Sekretar Organizativ.

Edhe Ervin Minarolli u bë pjesë e sekretariatit, pasi u zgjodh Sekretar për Burimet Njerëzore të këtij këshilli.

ME TE LEXUARAT