Këngëtari shqiptar bëhet baba, vijnë në jetë binjakët

Showbiz

Këngëtari shqiptar Albatrit Muqiqi dhe bashkëshortja e tij Egzona, janë bërë prindër për herë të dytë.

Ata janë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Amelia, ndërsa sot janë gëzuar jo me një por me dy bebushë.

Egzona ka qenë në pritje të binjakëve dhe lajmin e bukur e ka dhënë prej tetorit të vitit të kaluar.

Sot, këngëtari ka publikuar një foto të adhurueshme nga spitali, bashkë me dy binjakët, një vajzë e cila është pagëzuar me emrin Elia dhe një djalë me emrin Erald.

ME TE LEXUARAT