Ja cilat shtete janë kërcënimi kryesor i SHBA

Bota

Përpjekjet e Rusisë për të shtrirë ndikimin e saj dhe modernizimi i ushtrisë kineze janë ndër kërcënimet kryesore me të cilat ballafaqohen, Shtetet e Bashkuara, thuhet në Strategjinë Kombëtare të Intelegjencës së Shteteve të Bashkuara.

Raporti i cili publikohet çdo katër vjet, gjithashtu paralajmëron për kërcënimin e mundshme nga aktivitetet bërthamore të Koresë Veriore, aftësitë kibernetike në rritje të kundërshtarëve të SHBA-së dhe paqëndrueshmërinë politike globale.


Si një udhërrëfyes strategjik i 17 agjencive të intelegjencë amerikane, raporti paraqet direktivat strategjike për punëtorët e intelegjencës për katër vitet e ardhshme.

Në raport thuhet se Shtetet e Bashkuara “po përballen me një botë gjithnjë e më komplekse dhe të pasigurtë në të cilën kërcënimet po bëhen më të ndryshme dhe më të ndërlidhura”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Drejtori i Intelegjencës Kombëtare, Dan Coats, tha në një letër që shoqëronte raportin se agjencitë e zbulimit të SHBA-së, duhet të përshtaten në mënyrë që t’i përgjigjen asaj që ai e quan mjedis “i turbullt dhe kompleks”.

“Ne përballemi me ndryshime të rëndësishme në mjedisin e brendshëm dhe global”, tha Coats. “Ne duhet të jemi të gatshëm për të përmbushur sfidat e shekullit të 21-të dhe për të njohur kërcënimet dhe mundësitë “.

Ai tha se komuniteti i zbulimit të SHBA duhet të përmirësojë bashkëpunimin midis agjencive dhe të jetë më inovativ. Coats gjithashtu tha se agjencitë duhet të bëjnë më shumë për të rritur transparencën dhe besimin e publikut në punën e tyre. Raporti nuk i kategorizon kërcënimet.

Por pjesa e parë e saj i kushtohet kërcënimit të paraqitur nga “kundërshtarët tradicionalë”, të cilët përpiqen të përfitojnë nga dobësimi i rendit ndërkombëtar të Luftës së Dytë Botërore dhe tendencave gjithnjë e më izoluese në Perëndim.

“Përpjekjet e Rusisë për të rritur ndikimin dhe autoritetin e saj ka të ngjarë të vazhdojnë dhe mund të jenë në kundërshtim me qëllimet dhe prioritetet e SHBA-së në rajone të shumëfishta,” thotë raporti.

ME TE LEXUARAT