Ja arsyeja e fortë që e shtyu Roza Latin t'i futet muzikës

Showbiz

Ditën e djeshme, moderatorja Roza Lati i habiti të gjithë ndjekësit e saj kur nëpërmjet disa postimeve në Instastory, njoftoi se po punonte për të lançuar këngën e saj të parë.

Ditën e sotme, në një rrëfim për "Blitz", Roza ka rrëfyer se këtë e ka pasur në plan për një kohë të gjatë, mirëpo kishte takuar në momentin e duhur muzikanten Diana Ziu, e cila e kishte shtyrë për të bërë këngën.

“E kam patur në plan shumë kohë përpara këtë gjë, që para disa vitesh, por e kam lënë pezull duke marrë parasysh që shumë personazhe publik shqiptarë  që nuk kishin lidhje me muzikën guxuan t’i futeshin muzikës. Ca u pritën mirë, ca s’u pritën mirë. Lashë sa të ikte kjo zhurma dhe thashë okay tani mund të jetë momenti.”

“Mendoj se çdo gjë është e shkruar. Unë kam takuar rastësisht në një event Diana Ziun, kompozitoren e vjetër Diana Ziu, që në kohën e komunizmit ka qenë femra e parë rebele shqiptare që thyente rregulla dhe s’pyeste njeri. Kështu që Diana te unë gjen veten dhe thotë:”Ti Roza je siç kam qenë unë në moshën tënde dhe kam një këngë për ty. Dua patjetër ta këndosh, duhet patjetër ta bësh.”, ka rrëfyer Roza.

ME TE LEXUARAT