Ish-burri e akuzoi se shkoi me një tjetër, gruaja: Më theu karrigen në kokë

Aktualitet

Dy ditë më parë, 45-vjeçari nga Durrësi Lulzim Merja rrëfeu në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News24 se është braktisur së bashku me dy fëmijët nga bashkëshortja e cila sipas tij ka ikur pasi nuk do më të jetojë me të.


Martesa midis tij dhe gruas është bërë në vitin 2006. Një vit më pas erdhi në jetë fëmija i tyre i parë vajza e cila aktualisht është 11 vjeç, nga kjo martesë lindi më vonë edhe djali i cili aktualisht është 5 vjeç. Sipas 45-vjeçarit prej kohësh në familje kishin nisur debatet të cilat vinin për shkaqe ekonomike por edhe për arsye të tjera që lidheshin me mungesën e sinqeritetit nga ana e bashkëshortes.

Debati që shkaktoi largimin e gruas nga shtëpia ndodhi në 16 shtator të 2018 në mbrëmje rreth orës 23:00. 45-vjeçari vuri re se bashkëshortja e tij komunikonte nëpërmjet rrjeteve sociale me dikë tjetër ku shkëmbenin sipas tij edhe biseda intime.


Ky ishte dhe shkaku që pas debatit të fortë gruaja rreth orës 23:00 të mbrëmjes u largua nga shtëpia pa asnjë sqarim. Në emision 45-vjeçari kërkoi kujdestarinë e fëmijëve dhe përballje me bashkëshorten e cila sipas tij nuk ka komunikim as me familjarët e saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por një version krejt tjetër të lidhjes së tyre dhe problemeve ka rrëfyer gruaja sot në studio.
Ajo tha se është detyruar të ikë nga shtëpia pas dhunës sistematike të bashkëshortit që i ka thyer edhe karrigen në kokë. Gruaja 34 vjeçe tha se i ka kërkuar ish-burrit të vijë sot në studio për t’u përballur por nuk pranuar. Ndërkohë që ky çifti është divorcuar njëherë në vitin 2012 por gruaja e ka falur dhe ka vazhduar bashkëjetuesin e saj.
Gjatë këtyre viteve ajo ka marrë urdhra mbrojtje për shkak të dhunës dhe madhe në trupin e saj janë fotografuar shenjat e dhunës së bashkëshortit.
Gjatë gjithë bisedës në studio, gruaja ka folur mes lotësh me duar që i dridheshin.
“I jam lutur që të vijë dhe të kishim një ballafaqim dhe nuk ka pranuar. Më kontrollonte për çdo gjë. Bashkëshorti më detyroi të ndërmerrja këtë veprim”, tha ajo.


E reja, nënë e dy fëmijëve u kap në dhjetor në Kapshticë pas denoncimit të burrit se ishte zhdukur.
“Po është e vërtetë. Doja të ikja. Ku do i çoja fëmijët. Më mirë thashë të vuaja pak vetë e t’i rregulloja punët. Jam martuar pa bërë 19 vjeçe. 20 vjeçe kam lindur gocën. Jemi martuar me shkuesi.
Hera e parë e dhunës ka qenë kur ishim fejuar e po luanin. E grica padashje dhe plasi debati i madh, plasi dhuna. Në familjen time nuk ka ekzistuar dhuna, unë e fala sepse e doja, isha e re 17 vjeçe”, rrëfeu ajo.

Gruaja tha më tej se e ka falur gjithnjë për shkak të fëmijëve. “Thosha hajt mos t’i lë pa nënë apo pa baba. Ka qenë dhe gjendja e vështirë ekonomike. Plus që bashkëshorti konsumon alkool. Ka qenë personi i vetëm në jetën time, ndaj kam duruar çdo gjë. Ajo dhunë ishte sistematike, isha mësuar me atë ide, nuk mundesha dot të largohesha”, deklaroi 34-vjeçarja.

Ajo mohoi dhe se kishte pasur biseda e lidhje me persona të tjerë.
“Nuk kam biseduar me persona të tretë në telefon. Ne një telefon të përbashkët kishim të dy. Do doja ta kisha përballë por ai nuk pranon sepse e di që është gabim, e di që nuk ka fakte.
Në 11 të natës ika sepse u zumë, më qëlloi në debat e sipër edhe në sy të fëmijëve. Unë thjesht kam mbrojtur veten time, nuk e kam dhunuar. Unë nuk e kam qëlluar me karrige në kokë siç ma ka thyer ai në kokë, thjesht e kam shtyrë për të mbrojtur veten time.
Që nga data që jam larguar nga bashkëshorti, unë kam shkuar pranë familjes sime, kam filluar punë dhe kam futur fëmijët në shkollë. Deri më 25 dhjetor i kam pasur unë fëmijët. Më 10 dhjetor i kam shkuar tek qendra e punës dhe i kam kërkuar para për fëmijët, sepse dhe ai i ka detyrim”, tregoi gruaja.

E pyetur se pse i ktheu fëmijët tek Lulzimi, ajo u shpreh se kjo gjë erdhi për shkak të presioneve.
“Unë i çova fëmijët sepse zotëria në fjalë kontaktonte familjen time dhe iu dërgonte mesazhe të afërmve të mi që nuk ka psikolog që i përballon.
Divorcin e kam kërkuar unë. E kam kërkuar në tetor dhe në dhjetor kam pasur seancën e parë të pajtimit ku unë nuk jam paraqitur se kisha probleme shëndetësore. Nuk ekziston që ai të marrë fëmijët. Unë e kam toleruar se është babai i fëmijëve të mi, nuk dua t’ia ndaloj. Ndaj kam tërhequr dhe urdhrat e mbrojtjes sepse nuk doja që fëmijët të ndaheshin prej tij e të më thoshin që iu futa babain në burg.
Nuk ekzistojnë këto që thotë ai. Nëse ato që ka thënë ai janë të vërteta nuk do më kërkonte rikthim në familje. I kam kërkuar të vijë në emision të ballafaqohemi dhe nuk ka pranuar.
Ne kemi pasur një konflikt, unë shkova në shtëpinë e prindërve të mi. Kisha djalin me vete por u vonova dhe nuk kishte mjet për t’u kthyer. E telefonova për t’i thënë që nuk kthehesha dot. Kur u ktheva në shtëpi i gjeta të gjitha rrobat e mia të djegura që nga ai moment e më pas thashë ai nuk ekziston më për mua”, tregoi mes lotësh gruaja./News24

ME TE LEXUARAT