Idrizi: Tentakulat greke, brenda politikës shqiptare, ja kur hiqet ligji i luftës

Politikë

“Tentakulat e Greqisë sot janë brenda politikës shqiptare.” Kështu u shpreh sot kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi në fjalën e tij në kuadër të 28-vjetorit të themelimit të shoqatës “Çamëria”

“Prej 50 vjetësh u munduan ta vrasin për herë të dytë Çamërinë. Shoqata Çamëria sillte jo vetëm nevojën për liri, por vetëm në liri ne mund të kërkonim të drejtat tona. Çamëria nuk është turpi jonë, është nderi jonë.


E kuptoj sot që nuk ka qenë e lehtë të kishte zë, të kishte hapësira sepse tentakulat e Greqisë atëherë e sot janë brenda politikës shqiptare.

Është e pafalshme për liderët politikë shqiptarë, se si po e përdornin çështjen e Çamërisë. Në 2004 prezantuan një rezolutë për Çamërinë, c ‘ndodhi a mund dot një parlament i shqiptarëve mos miratonte një rezolutë për shqiptarët e Çamërisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kemi duruar shumë kemi pranuar shumë, na u desh që vetëm duke hyrë fort e brenda në politikën shqiptare mund të bënim presion. Ne jemi të vetëm nga politika shqiptare por jemi bashkë me çdo shqiptar kudo ku janë. – u shpreh Idrizi.

“Greqia nuk e heq ligjin e luftës, e kam thënë sa e sa herë, ka qenë vallja e Zorbës për të marrë koncesionet e radhës. Do e heqin vetëm kur të kenë përballë një shtet shqiptar me dinjitet.’ Vijoi më tej Idrizi, ndërsa shtoi se ligji i luftës është turpi i Greqisë.

“Ka edhe një zgjidhje që politika se ka përmendur asnjëherë shteti e zgjidh nëse do, lexoni rezolutën, jemi dy vende të NATO-s, ne dhe Greqia nuk jetojmë të vetëm në këtë Botë, ta hapin këtë problem në mbledhjen e parë të ministerialit të NATO-s, ku ulen e nuk pipëtijnë politikanët shqiptarë” -theksoi Idrizi.

ME TE LEXUARAT