I ekzekutoi prindërit dhe e rrëmbeu, 13-vjeçarja shfaqet ‘si fantazmë’ pas 3 muajsh

Kliko per me shume info

Një 13-vjeçare nga Wisconsin e SHBA-ve, e cila ishte zhdukur në mënyrë misterioze pas vdekjes së prindërve të saj, u shfaq ‘si fantazmë’, e dobësuar dhe me rroba të pista pasi ia doli të arratisej nga personi që e kishte rrëmbyer.

Vrasja e dyfishtë e James dhe Denise Clos si dhe zhdukja e Jame vajzës së vogël pati shokuar të gjith vendin tre muaj më parë ndërkohë shpresat për tu gjetur vajza e gjallë po shuheshin me kalimin e ditëve.

Kliko per me shume info

Pasditen e së enjtes, 13-vjeçaria u shfaq në qytetin Gordon, gati 100 kilometra larg shtëpisë saj. Policia ka arrestuar si të dyshuar për vrasjen dhe rrëmbimin një 21-vjeçar, bëhet fjalë për Jake Patterson. Autoritetet mundësuan arrestimin e tij falë përshkrimit që dha vajza për makinën e tij.

Sipas medias lokale, Jamie Clos ia doli të arratisej nga shtëpia ku e mbante 21-vjeçari në një pyll afër Gordon-it.

Vajza në një gjendje të tmerrshme, e dobësuar, e pistë, e pakrehur duke veshur dy këpucë të ndryshme kërkoi ndihmë tek një grua që kishte nxjerrë qenin xhiro. Gruaja e njohu vajzën e zhdukur dhe e drejtoi atë në një shtëpi të afërt dhe lajmëroi policinë.

Ajo i tha Associated Press se 13-vjeçarja kishte bërtitur të “lutem më ndihmo, nuk e di ku jam, jam e humbur”.

Pronari i shtëpisë ku vajza qëndroi për 30 minuta në pritje të policisë u shpreh se ‘’ishte si të shohim një fantazmë, ajo ndodhej në gjendje shoku’.’

Jamie ishte në gjendje të thoshte emrin e rrëmbyesit, ngjyrën dhe markën e makinës së tij. Ajo pohoi gjithashtu se nuk e njihte atë para vdekjes së prindërve të saj. Sipas sherifit të Baronit, Patterson kishte planifikuar rrëmbimin.

Vajza u transportua në spital për të marrë ndihmën e mjekëve ndërkohë pritet të ribashkohet me gjyshërit e saj .

Jami qëndroi në shtëpi për rreth 20 minuta dhe nuk pranoi ushqimin dhe ujin, raporton Associated Press.

Halla e Jami, Sue Allard, i tha Tribune: “Është lajmi që kemi pritur për tre muaj.

Xhaxhai i saj, Jeff Closs, tha për KARE News se familja kishte “menduar se do të ishte një fund tjetër”.

“Ne nuk e dimë se në çfarë forme është ajo”, shtoi ai. “Ne nuk dimë shumë, të gjithë e dimë se ajo është e gjallë.”

Vrasja e çiftit Claus, i kishte shkaktuar shumë pikëpyetje autoriteteve. Policia u informua më 15 tetor 2018 për vrasjen e dyfishtë nga një telefonatë anonime. Policët që kontrolluan banesën gjetën derën e thyer dhe çiftin të vdekur nga plumbat, ndërsa vajza e tyre ishte zhdukur.

Qindra vullnetarë ishin mobilizuar për të gjetur Jamie ndërsa policia pati ofruar një shpërblim prej 50,000 dollarë për çdo person që do të jepte informacion dhe do të ndihmonte hetimet

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.