Gjyshja martohet me adoleshentin pasi e takoi në funeralin e të birit

Bota

Një gjyshe 72-vjeçare që u martua me një adoleshent që e takoi në funeralin e të birit insiston se ai është një “i dashur i mrekullueshëm”.

Almeda Errell nga Tennessee u dashurua me Gary Hardwick, 19 vjeç, para dy vitesh. Asnjërit prej tyre nuk i bëri përshtypje diferenca 53-vjeçare.

Për herë të parë, ata patën një flirtim me sy në kishë ku të gjithë ishin të pranishëm për funeralin e djalit të Almedës. Pas atij momenti folën dhe u takuan për dy javë, derisa Gary i propozoi martesë Almedës.

“Unë isha e martuar për 43 vite dhe nuk kisha shumë puthje e përqafime, mbi të gjitha nuk kisha romancë. Lidhja ime aktuale është një mrekulli. Ne jemi gjithmonë duke komplimentuar e duke puthur njëri-tjetrin. Ne po shijojmë lidhjen tonë. Kur takon idealin, kupton se nuk dëshiron ta humbasësh kurrë atë ndjenjë”, tha 72-vjeçare në një video që u postua në Youtube.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Çifti priti natën e martesës për të kryer marrëdhënie seksuale dhe të dy përshkruan njëri-tjetrin si “të dashur fantastik”

ME TE LEXUARAT