Gazetarja nxjerr bllof policinë: Zbulon me detaje dorëzimin e Balilit

Aktualitet

 Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin “Dritare” në News 24 ka komentuar kryefjalën e ditës, dorëzimin e Klement Balilit para drejtësisë shqiptare.

Për Lalën, dorëzimi i tij vjen një moment kur ai kishte krijuar të gjitha kushtet përmes avokatëve, ndërsa shtoi se gruaja e tij së bashku me djalin kanë qëndruar disa orë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

“Unë mendoj se dorezimi i tij vjen në një moment kur ai kishte arritur të gjitha kërkesat e tij. Duhet ritheksuar jo pa forcë se Policia e Shtetit ka dështuar në disa operacione radhazi.

Sukses? Nuk mund ta quaj një gjë të tillë. Dua të saktësojmë se Klement Balili ishte një zyrtar i lartë dhe u hodh si top ping-pongu sa këtej andej.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vetëdorëzimi i jep disa benefite para sistemit gjyqësor. Unë mendoj që Klement Balili për shkak të lidhjeve në politikë ka më shumë mundësi për të blerë drejtësinë shqiptare.

Ai e ka më të lehtë të rrëzojë drejtësinë shqiptare. Ish-ambasadori Donalt Lu e ka cilësuar si magjistari Ballkanit. Tani Klement Balili kishte krijuar të gjitha kushtet përmes avokatëve. Gruaja dhe djali i tij kanë qëndruar disa orë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda”, u shpreh Lala.

Gazetarja tregoi më tej se Klement se Balili ka lëvizur sot nën hundën e policisë.

“Ai doli nga shtëpia e vet, i përshëndeti të gjithë dhe nën hundën e Policisë shkoi në pikëtakimin që kishte lënë me drejtorin e policisë”, tha ajo.

ME TE LEXUARAT