Frymëzuese! Si 96-vjeçari shpëtoi një fshat të tërë

Bota

Kur një ish-ushtar mësoi se fshati i tij do të shkatërrohej 10 vite më parë, ai mori një furçë dhe filloi të pikturojë. Dhe prej atëherë ai nuk ka ndaluar asnjë ditë. Ai quhet Huang Yung-fu, por njerëzit e thërrasin Gjyshi Ylber.

Ai ka jetuar në komunën Taichung, Tajvan pothuajse gjithë jetën e vetë dhe kur qeveria kërcënoi se do t’i prishte disa shtëpi, ai duhej të merrte masa. Dhe kështu gjeti zgjidhjen me gjeniale, duke bërë që jo vetëm shtëpitë të mos prisheshin. Por, kthehu fshatin në një nga pikat më të vizituara.

I gjithë fshati ka marr një pamje tjetër, me më shumë ngjyra. Kjo pasi të gjithë shtëpitë dhe ndërtesat janë të pikturuara nga 96-vjeçari.

“Ti nuk je asnjëherë i moshuar për të ndaluar së pikturuari”, kjo është moto e 96-vjeçarit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pavarësisht se ka kaluar afro një dekadë, Huang përsëri vazhdon të zgjohet çdo ditë në orën 4 të mëngjesit për të pikturuar.

Çdo vit më shumë se 1 milion njerëz vizitojnë ‘fshatin ylber të Huang’. Dhe për piktorin kjo është kënaqësia më e madhe.

Ndaj nëse mendoni që një ditë të vizitoni Tajvanin, mos ngurroni të ndaloni dhe të takoni krijuesin e gjithë kësaj mrekullie.

ME TE LEXUARAT