Flet deputeti që qëlloi Ramën me vezë: Doja t’i gjuaja sërish

Aktualitet

Deputeti i PD, i qarkut të Elbasanit ka komentuar veprimin që e përjashtoi përkohësisht nga Kuvendi i Shqipërisë , kur qëlloi me vezë kryeministrin Edi Rama, ndërsa ky i fundit fliste në foltore.

I ftuar në emisionin e mëngjesit në “A2 CNN”, Hasa tha se ky ishte një veprim simbolik dhe një porosi i studentëve, që protestonin kundër ligjit të Arsimit të Lartë dhe plotësimin e 8 kërkesave. Madje, deputeti ka treguar pas këtij gjesti ka marrë edhe shumë mesazhe.

“Unë e gjuajta kryeministrin me vezë sepse ishte një porosi e studentëve, e një brezi që me protestat e tyre tregon se situata ka vajtur aty ku s’mban më. Ata protestojnë se kemi ligjin e Arsimit të Lartë totalisht për tu ribërë, ne e kemi kundërshtuar që në fillim.

Prandaj protestojnë sot studentët, pasi e refuzojnë këtë ligj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Besoj se ishte një veprim i duhur, por simbolik. Kishte shumë nga ata që më shkruan, më thonin të mos i kisha gjuajtur vetëm me vezë, por edhe me gjëra të tjera. E ndjeva si obligim, se ajo porosi e studentëve duhej çuar në vend.

Njerëzit kanë shumë më tepër gjëra për të kërkuar kundër këtij kryeministri, pasi u ka shkuar laku në fyt”, u shpreh Hasa.

ME TE LEXUARAT