Ermonela Jaho merr një tjetër vlerësim nga mediat e huaja

Showbiz

Prestigjiozia “Financial Times” i ka dedikuar një hapësirë sopranos shqiptare Ermonela Jaho dhe lidhjes së saj me të famshmen “Traviata”.

“Kanë kaluar 25 vite që kur ‘Traviata’ e Richard Eyre është vënë për herë të parë në skenë. Që prej atëherë, çdo vit kjo vepër vjen në skenë ndryshe me këngëtarë e personazhe që mbajnë mbi shpatulla përgjegjësinë e kësaj vepre të madhe. Një ndër personazhet më të rregullta për interpretimin e saj është as më shumë e as më pak sesa shqiptarja Ermonela.”-shkruhet në median e famshme britanike.

Ndër të tjera aty thuhet se për herë të parë Ermonela e ka kënduar 10 vite më parë, së bashku me Jonas Kaufmann dhe Dmitri Hvorostovsky.

“Është e lehtë të kuptohet pse ka marrë ftesa të përsëritura. Në rastin e Jahos duhet të shtohet brishtësia. Butësia dhe zëri është veçori përcaktuese e performancës së saj, në rolin si Violeta.”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Jaho jep gjithçka që ajo ka. Një larmi të jashtëzakonshme të këndimit të butë, intime, të ndjeshme, të ëmbël, shqetësuese, intensive dhe rezultati është një portret i thellë”,- shkruan “Financial Times” për artisten shqiptare.

ME TE LEXUARAT