Edi Rama e nxori jashtë sallës, flet studentja për sherrin me kryeministrin

0

Studentja Klodiana Agaj u nxor jashtë nga kryeministri Edi Rama gjatë zhvillimit të një mbledhje në Qytetin Studentit të shtunën.

Agaj rrëfeu në studion e “360 Gradë” gjithçka ndodhi atë ditë.

Kliko per me shume info

“Ishte një takim në Qytetin Studenti. Ne nuk ishim të informuar. Vjen një moment kur kryeministri flet për ligjin e arsimit të lartë duke thënë se ky ishte baza për transformimin e arsimit. Ngrihem që t’i drejtojë një pyetje kryeministrit se kur do të plotësoni 8 pikat.

Mu duk më shumë si monolog. Kam ngritur dorën dhe kam thënë kam një pyetje. E kam pyetur kur do të plotësohen 8 kërkesat dhe kur do të rrëzohet ligji i arsimit të lartë”, ka thënë ajo.

Klodiana Agaj vijon më tej duke thënë:

“Në këtë moment më ka thënë të mos ndërhyj, por fakti që është kryeministër nuk u jep të tjerëve të drejtën për të mos ndërhyrë. Aty pashë pedagogë, dekanë, zv/dekanë që kishin ardhur me sa duket në mbështetje të vendimit të kryeministrit.

U thashë që studentët do të vazhdojnë bojkotin. Nuk më bëri përshtypje kur të tjerët duartrokitën. Takimet janë kthyer si mbledhje të forumeve partiake. Studentët e vërtetë janë në bojkot”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.