E quajti “Princi im”! Albi Nako reagon pas postimit të Klaudia Pepës me balerinin bukurosh

Showbiz

Ditën e sotme Klaudia Pepa bëri bujë me foton e postuar në Instagram teksa një balerin e mban lart duke kërcyer, teksa ajo e quan “Princi im”.

Mirëpo ajo që i ka bërë përshtypje të gjithëve është reagimi i ish-bashkëshortit të saj Albi Nako. Nëse kishit menduar se ai do të shfaqte një shenjë xhelozie ose do të ishte i revoltuar e keni gabim.

Në një video të balerinës me “princin” në fjalë, shihet pëlqimi i Nakos, i cili duket se nuk është shqetësuar aspak nga komenti i Klaudias.

Çifti Albi Nako dhe Klaudia Pepa i kanë dhënë fund martesës së tyre pas zhvendosjes së saj në Itali, ndërkohë që Albi e ka mbështetur këtë gjë dhe me sa duket vazhdon ta përkrahë në çdo hap të saj. Nga ana tjetër, ai prej disa kohësh përflitet për një lidhje me balerinën Alba Hoxha, lidhje ende e pakonfirmuar nga vetë çifti.

ME TE LEXUARAT