E FUNDIT/ Taksa ndaj Serbisë, ambasadori amerikan presion Kosovës

Kosovë&Rajon

Ka nisur takimi mes ambasadorit amerikan, Philip Kosnett, me kryeparlamentarin Kadri Veselin dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Në takimin që po mbahet në zyrën e kryeparlamentarit pritet të flitet për taksën ndaj produkteve serbe, për të cilën Shtetet e Bashkuara të Amerikës po insistojnë që të hiqet.

Takimi do të mbahet në orën 12:00, në zyrën e kryeparlamentarit Veseli.

Takimi i sotëm po mbahet me ftesë të kryetarit të Kuvendit për të diskutuar rreth kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për heqjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

SHBA-ja ka intensifikuar presionin ndaj kryeministrit Haradinaj për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake. /Lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT