Dhimbjet nuk kanë asnjë lidhje me motin e keq, flasin ekspertët

Kliko per me shume info

Dhimbjet e trupit me motin e lagësht nuk kanë asnjë lidhje me njëra – tjetrën. Të dhënat vijnë nga një studim i ri, sipas të cilit, në të vërtetë temperaturat e ftohta thjeshtë nxjerrin në pah shqetësimet ekzistuese.

Kliko per me shume info

Por këto probleme largohen menjëherë sapo del dielli.

Në dy studime të reja të realizuara në Australi u morën në ekzaminim rreth 1 mijë persona me dhimbje mesi dhe rreth 350 të tjerë me osteoartrit të gjunjëve.

Shkencëtarët krahasuan motin me kohën kur pacientët dalluan fillimisht dhimbjen me kushtet e motit një javë dhe një muaj përpara fillimit të tyre.

Ata nuk gjetën asnjë lidhje mes dhimbjes së mesit dhe temperaturës, lagështisë, presionit të ajrit apo drejtimit të erës.

Të dhënat përforcojnë punën e mëparshme kërkimore, të realizuar nga Instituti George, se nuk ka lidhje mes dhimbjes së mesit dhe motit, të dhëna të cilat u kritikuan gjerësisht nga publiku në mediat sociale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.