Dekani i Juridikut, presion studentëve: Mbylleni me kaq

Aktualitet

Protestsa e studentëve vijon në të gjithë universitet e Shqipërisë. Me qindra studentë janë ngujuar nëpër fakultete dhe vazhdojnë të kërkojnë realizimin e plotë të kërkesave të tyre.

Ndërkohë Dekani i Fakulteti Juridik Artan Hoxha, shantazhon studentët për të dalë nga ngujimi. Ai ka thirrur disa prej tyre në zyrë dhe një pjesë e bisedës është rregjistruar nga studentët, disa prej të cilëve janë të FRESSH.


“Ju keni marrë peng shkollën. Jeni studentë të juridikut. Ju keni pasurinë e shkollës atje. Keni gjithë dokumentacionin. Po t'ju ndodhë gjë (dokumentave) ku do shkoni ju? ju keni vënë fytyrën dhe emrin tuaj gjithë ketij procesi”

Presioni nuk ka mbaruar më kaq.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Disa studentëve të tjerë që kanë mbështetje tek të gjitha grupimet, Artan Hoxha u ka thënë “mbylleni me kaq, se nuk dihet si shkojnë punët.”
Qeveria punon me kërbaç dhe me kulaç. Drejtoresha e DAP ka telefonuar studentët me ndikim në protestë për t’u ofruar nga vendet e punës në administratë, por është refuzuar prej tyre, duke dëshmuar se nuk e shesin të ardhmen për një vend pune.

ME TE LEXUARAT