Dëborë e pazakontë në Bavari, bllokohet gjithcka

Kliko per me shume info

Kryeministri bavarez, Markus Söder të shtunën shkoi në rajonet e prekura nga rënia e madhe e dëborës që ka shkaktuar mjaft vështirësi. Söder u informua edhe për aksionet e ndihmës të forcave të shpëtimit në Bad Tölz. Të shtunën në mbrëmje fillojnë sërish reshje të mëdha dëbore.

Në pesë qarqe bavareze është shpallur gjendja e alarmit. Nga e shtuna deri të hënën në mbrëmje do të bjerë dëborë edhe në malësitë gjermane saksone, por sidomos në zonat e Alpeve dhe Pyllin Bavarez reshjet priten të jenë shumë të mëdha.

Kliko per me shume info

Rrezik paraqesin sidomos çatitë e rënduara nga sasia e madhe e dëborës. Ushtria gjermane ka dërguar 350 ushtarë në rajonet e prekura që të pastrojnë masat e dëborës, të furnizojnë banorët me ushqime e të transportojnë ndihmësit vullnetarë me automjete të rënda. 300 ushtarë të tjerë janë në gatishmëri. Një zëdhënës i Kryqit të Kuq Bavarez është shprehur se „megjithë angazhimin disa ditor të vullnetarëve, shohim forca mjaft motivuara”.

Shqetësim përbën në rajon edhe rreziku i orteqeve. Fluturimet ajrore po ashtu janë prekur nga situata e dëborës. Në aeroportet e Mynihut dhe Frankfurtit janë anuluar të premten 100 fluturime. Edhe hekurudha nuk paraqitet në gjendje më të mirë, mjaft linja hekurudhore nuk përshkohen për shkak të dëborës. Në Austri forcat e shpëtimit morën me helikopter nxënësit e një shkolle gjermane që ishin bllokuar nga dëbora./DW

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.