Dashuria nuk njeh formë! Njihuni me çiftin më të shkurtër në botë

Soft

Paulo Gabriel da Silva Barros dhe Katjuçia Lie Hoshino, janë çifti më i shkurtër në botë. Ata kurorëzuan në vitin 2016 dashurinë e tyre, në një ceremoni martesore në Londër, duke hyrë në Librin e Rekordeve Gines. Paulo 90.28 cm dhe Katyucia 91.13 cm, u takuan fillimisht në vitin 2006 përmes platformës së mediave sociale që tashmë nuk ekziston, Orkut.

Ata do të bisedonin rregullisht online për disa vjet, përpara se të takoheshin personalisht më 20 dhjetor 2008. Ata mbajtën një marrëdhënie të gjatë në distancë për katër vjet, dhe nisën bashkëjetesën në vitin 2012. Paulo është nëpunës i administratës lokale, ndërsa Katjuçia zotëron një sallon bukurie. Ndonëse shtatshkurtësia e tyre tërheq shpesh vëmendjen e njerëzve, ata bëjnë një jetë normale.

“Ne mund të jemi të shkurtër, por kemi zemra të mëdha dhe shumë dashuri për njëri-tjetrin, si dhe për të gjithë në jetën tonë”- shprehet Katjuçia. Një shembull i jashtëzakonshëm, që në dashuri kryesore janë zemrat dhe jo përmasat apo pamja fizike.

ME TE LEXUARAT