Dalin sekretet e PS: Në PS s’ka më zgjedhje, Rama nuk e do më Veliajn

Aktualitet

Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade e ftuar në emisionin “A Show” të Adi Krastës në “News 24” ka komentuar lajmet që qarkullojnë se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj aspiron të drejtojë Partinë Socialiste. Dade tha se nuk ka asgjë të keqe nëse ai aspiron një gjë të tillë, ndërsa shtoi se ai zotëron të gjitha cilësitë për të drejtuar PS-në.

“Nuk ka ndonjë gjë të keqe pse Veliaj aspiron të jetë kryeministrër. Është një përfaqësues i brezit të ri në politikë. Është i formuar është njeri i punës dhe i ka cilësitë që të drejtojë PS. Por e rëndësishme është që në PS të ketë një garë”, u shpreh ajo.

Si i shihni marrëdhëniet mes Ramës dhe Veliajt?

Një nga argumentet që u largova nga kryesia përveç mospërputhjes ishte dhe për ti hapur rrugë edhe zonjave të reja. Ky nuk është qëllim më vetvete. Nuk më duket se ka gjë të keqe që Erion Veliaj aspiron të jetë kryeministër. Është një përfaqësues i brezit të ri në politikë. Është i formuar është njeri i punës dhe i ka cilësitë që të drejtojë PS. Por e rëndësishme është që në PS të ketë një garë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

A ka dramacitet mes tyre?

Nëse do e vëmë re kryeministrin, ai nuk e ka thënë që Veliaj do të rikandidojë, ndërsa eksponentët e tjerë e kanë thenë. Mendoj që Veliaj është i kujdesshëm se është midis dy zjarreve. Erion Veliaj herë pas herë e përmend Ramen si model qeverisës, dhe e bën se ndihet i siklet. Mendoj se do jetë gafë nëse Rama s’do e vendosëUnë mendoj që duhet ta vendosin strukturat, jo kryeministri kandidimin.

ME TE LEXUARAT