Cili është ‘sekreti madh’, që e prishi Bushatin me Ramën?

Politikë

Menjëherë pas takimit me homologun holandez, Stef Blok, ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka komunikuar edhe me gazetarët të cilët e kanë pyetur për gabimet që mund të ketë bërë në këtë post të rëndësishëm, të cilit e mbajti për 5 vite e gjysmë.

‘Mund të kem bërë më shumë se një gabim, por periudha e reflektimit nuk ka filluar ende. Të garantoj se do të jete reflektim i plotë’, ju përgjigj në mënyrë misterioze Bushati kësaj pyetjeje.

 Duket se në situatën që Edi Rama po e shfaq hapur ‘alergjinë’ që ka për Bushatin dhe po bën çdo gjë që ta largojë nga posti, edhe pse presidenti Meta refuzon që ta shkarkojë, ai po përgatit një ‘reflektim të plotë’ për bashkëpunimin e tij me kryeministrin.

Edi Rama e ka çuar dy herë emrin e Bushatit te presidenti për shkarkim, por Ilir Meta vazhdon që të mos hapë rrugë ende, edhe pse kryeministri morri përsipër ‘edhe pa qejf’, që të bëjë ‘de jure’ rolin e ministrit të Jashtëm duke treguar, se meraku i tij nuk është vetëm emërimi i Gent Cakajt në këtë post delikat, por edhe flakja përfundimtare e Bushatit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të presim ‘reflektimin e plotë’ të këtij të fundit, për të mësuar se çfarë sekreti fshihet pas kësaj ‘lufte të ftohtë’, brenda radhëve të Rilindjes.

ME TE LEXUARAT