Brad Pit harron Angelian Jolie, bie "kokë e këmbë" në dashuri me një yll të Hollivudit

Showbiz

Lajmi është hedhur si një “bombë” nga “The Sun”, një prej tabloidëve më të rëndësishëm të Britanisë së Madhe: Brad Pitt dhe Charlize Theron janë dashuruar.

Çifti, sipas të përditshmes, frekuentohet prej më pak se një muaji dhe për momentin do të donin që lidhjen e tyre ta mbajnë në një profil të ulët, pa përfshirë fëmijët respektivë.

“Njihen prej pak kohësh”, shpjegon e përditshmja.

“Në mënyrë ironike, ka qenë ish-bashkëshorti i saj, Sean Penn, ai që i ka prezantuar. Por, nga ai moment, marrëdhënia mes tyre është zhvilluar”, shton burimi i “The Sun”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Charlize dhe Brad janë parë së bashku fundjavën e kaluar, pasi kanë kaluar mbrëmjen në kinema, edhe pse të ndarë. Ai, në fakt, ishte në një projektim privat të filmit “Nëse rruga do të mund të fliste”, ku është edhe një nga producentët, ndërsa ajo ishte e ftuar në një festë për filmin “Roma”, që mbahej në Shato Marmont në Los Angeles.

Sidoqoftë, sipas “The Sun”, në mbrëmje vonë Brad i është bashkuar Charlize. Si Brad Pitt ashtu edhe Charlize Theron janë mësuar të frekuentojnë persona të famshëm si vetë ata. Mes ishëve të aktorit, përveç Angelina Jolie dhe Jennifer Aniston, ka aktore po aq të famshme si Gëineth Paltroë dhe Juliette Leëis.

Ndërsa Charlize, pas 10 vitesh me Stuart Toënsend, ka patur histori me kolegë si Aleksander Skarsgard dhe Keanu Reeves dhe për pak u martua me Sean Penn.

Charlize Theron at arrivals for GRINGO Premiere, L.A. Live Regal Cinemas, Los Angeles, CA March 6, 2018. Photo By: Dee Cercone

ME TE LEXUARAT