Berisha: Një tallje e turpshme e Ramës me studentët grevistë

Aktualitet

Ish-kryeministri Sali Berisha, e ka cilësuar mashtrim dhe tallje deklaratën e ministres Balluku e cila e urdhëruar nga Rama gënjeu sot se paratë e rrugës Thumanë-Kashar do tu jepen Universiteteve.

Me anë të një reagimi në Facebook, ish-kreu i qeverisë sqaron se për PPP-në e aksit Kashar-Thumanë nuk ishte parashikuar asnjë qindarkë në buxhetin për vitin 2019-të.


Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Berisha:

Një tallje cinike dhe mashtrim i turpshëm i Edvin Kristaq Urrejtjes ndaj studentëve grevist!

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të dashur miq, sot në një akt tallës, cinik dhe të tupshëm, mashtrimi të paskrupullt të studentëve, Edvin Kristaq Urrejtja, duke keqpërdorur ndrikull Riformaton deklaroi se për të plotësuar kërkesën e studentëve për rritjen në 5% të buxhetit të arsimit ai do të ndërpresë kontratën e PPP të autostradës Kashar - Thumanë dhe paratë e buxhetit për këtë PPP do ti përdori për Paktin për Universitetin.

Cinizmi, tallja, pafytyrësia dhe mashtrimi ndaj studentëve me këtë deklaratë arrijnë kulmin.

Për PPP e aksit Kashar - Thumanë në buxhetin e shtetit për vitin 2019 nuk është parashikuar absolutisht asnjë qindarkë e vetme. Edvin, turp njëmijë herë turp që tallesh me studentët kaq pafytyrësisht!

ME TE LEXUARAT