Basha shfaqet për herë të parë në 2019: Veglat e Ramës po pengojnë protestën e Unazës

Kliko per me shume info

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte sërish sot i pranishëm në protestën e banorëve të Astirit kundër projektit të Unazës së Re që planifikon prishjen e disa banesave dhe bizneseve. Kjo eshte dalja e pare e Bashes per vitin 2019 pasi qe para vitit te ri ai nuk kishte mbajtur asnje aktivitet se paku publik.

Basha tha se Rama nuk ia arriti të përçajë protestën, por se ishin qytetarët ata që dolën fitimtarë duke përçarë qeverinë, që çoi në zëvendësimin e ministrave.

Kliko per me shume info

Sipas kreut të PD, denoncimet e opozitës u faktuan në lidhje me kompaninë fantazëm që kishte marrë tenderin për planin për të zhvendosur Lanën.

“Kur kërkon një drejtësi dhe qytetarët e pafajshëm të mbrohen nga ligji, nuk rrëzohet qytetari.

Kjo i hap rrugën të kësaj klike të inkriminuar dhe zgjidhjes përfundimtare të problemit. Asgjë s’është më e fuqishme se kauza e drejtë.

Vegla më tinzare e Ramës, përçarja e qytetarëve nuk piu ujë. Por këta banorë në të drejtën e tyre përçanë qeverinë.

Një media e rëndësishme amerikane publikoi dje, faktin që ne e kemi përsëritur. Të gjithë e dinë se si nisi kjo aferë. U turrën pa marrë leje për të prishur shtëpitë, pa çarë kokën për banorët.

Banorëve i vërsulën policinë e shtetit dhe atë bashkiake, nga Rama te Veliaj e Gjiknuri hidhnin vallen e hienave duke shantazhuar banorët. Qëndresa e banorëve, bashkë me opozitën dhe disa gazetarë nxorrën aferën korruptive të një kompanie fantazëm, të një plani për të zhvendosur Lanën dhe për të shkatërruar shtëpitë e banorëve që të mos prekej rezidenca e një trafikanti droge,” tha Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.