Arsyet përse keni dhembje dhe djegie gjatë urinimit

Kliko per me shume info

Infeksionet e traktit urinar shkaktohen nga një bakter ose virus që infekton fshikëzën ose uretrën, tubi nëpërmjet të cilit kalon urina. Si pasojë, mund të keni nevojë urinimi të shpeshtë, por pamundësi për të urinuar, ndjesi djegie gjatë urinimit, urinim me ndërprerje dhe pamundësi shkarkimi të plotë të fshikëzës. Urina shpesh është me ngjyrë më të errët dhe ka erë të fortë.

Infeksion të veshkave

Kliko per me shume info

Infeksionet e fshikëzës mund të kalojnë nëpërmjet traktit urinar në veshka, duke shkaktuar komplikacione më të rënda.

Nëse infeksionet e fshikëzës mund të shkaktojnë parehati, ato veshkave mund të jenë vdekjeprurëse.

Infeksionet e fshikëzës zakonisht shkaktojnë një ndjesi djegieje kur urinoni, urinim të shpeshtë dhe në pak raste edhe gjak në urinë. Ndërsa infeksionet e veshkave mund të shkaktojnë dhimbje të shpinës, temperaturë, të dridhura, dhe simptomat e infeksionit të fshikëzës. Nëse lihen pa trajtuar, infeksionet e veshkave mund të përhapen në gjak, duke ju rrezikuar kështu jetën.

Prandaj, mos u përpiqni të trajtoni vetë infeksionet e traktit urinar pa u konsultuar më pakë me mjekun. Ju vetëm do ta përkeqësoni gjendjen dhe do të vendosni veten në rrezik nga infeksioni i veshkave.

Gurë në veshka

Gurët në veshka janë një nga çrregullimet më të zakonshme  dhe më të shpeshta të  traktit urinar.  Nefrolitiaza ose e thënë ndryshe gurët e aparatit urinar, që në gjuhën popullore njihen si gurë në veshka, janë masa të forta kristalinash me forma dhe përmasa të ndryshme që formohen brenda sipërfaqes së veshkave. Ato zakonisht janë të përbëra nga kalciumi, fosfati dhe acidi urik (urik acidi) dhe ndryshojnë në përmasa nga 2 mm – 12 mm.

Vështirësia në urinim dhe djegie, dhimbje mesi, të përziera, të vjella, urinim me gjak dhe i dhimbshëm, janë disa nga simptomat që paralajmërojnë për gurë në veshka.

Infeksion mykotik

Infeksionet vaginale mykotike janë ndër infeksionet më të përhapura që femrat përjetojnë gjatë jetës së tyre. Vagina e çdo femre ruan një ekuilibër midis ndryshimeve hormonale dhe baktereve që gjenden aty. Infeksionet mykotike ndodhin kur ky ekuilibër ndryshon dhe ju përjetoni një pezmatim (inflamacion) vaginal.  Zakonisht këto infeksione shkaktojnë ndryshim të ngjyrës, sasisë dhe aromës së derdhjes vaginale, irritim, të kruara, djegie kur urinoni, nevojë për të urinuar shpesh, shpërthim puçrrash, dhembje gjatë marrëdhënieve seksuale.

Klamidia

Është një infeksion seksualisht i transmetueshëm që zakonisht nuk shkakton simptoma.  Megjithatë, ka raste që shkakton djegie gjatë urinimit dhe rrjedhje nga vagina ose penisi. Gratë gjithashtu mund të kenë dhembje gjatë aktit seksual, ndërsa burrat kanë dhembje në testikuj.

Infeksionet e prostatës

Prostata, një gjëndër e vendosur poshtë fshikëzës dhe uretrës, tubi nëpërmjet të cilës del jashtë urina, mund të ënjtet, duke shkaktuar dhembje dhe vështirësi në urimin. Zakonisht, bakteret janë shkaku kryesor i zhvillimit të infeksioneve në prostatë, të cilat mund të trajtohen me antibiotikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.