Alcajmeri mund të diagnostikohet 10 vite përpara. Ja se si!

0

Ndryshimet në nivelet e një proteine në gjak mund të ndihmojnë në dallimin e një dëmtimi në tru një dekadë para se të fillojnë të zhvillohen simptomat e alcajmerit, kanë zbuluar shkencëtarët.

Ndonëse nuk ka ndonjë ilaç për ta kuruar alcajmerin, shkencëtarët thonë se gjetjet e këtij studimi mund të përdoren për të parashikuar kur pacientët mund të fillojnë të shfaqin simptoma të kësaj sëmundjeje.

Kliko per me shume info

Ndryshimet në nivelet e kësaj proteine në gjak janë gjithashtu një mënyrë e mirë për të testuar ilaçet për alcajmerin.

“E dimë që sëmundja e alcajmerit fillon (në tru) 1 apo 2 dekada para se të shfaqen simptomat”, thotë prof.  Mathias Jucker, bashkëautor i studimit nga Qendra Gjermane për Sëmundjet Neurodegjenerative, në Tübingen.

“Dimë gjithashtu që çdo terapi duhet të interferojë 1o vite ose edhe më herët se të shfaqen simptomat, që të rezultojë e suksesshme, nëse duam të shënjestrojmë shkakun e sëmundjes së alcajmerit”.

Analiza e gjakut, thotë ai, mund t’u japë mundësi shkencëtarëve të testojnë se ilaçet po japin efekt

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.