Afërdita Dreshaj flet për babain e ndjerë

Showbiz

Afërdita Dreshaj është një nga vajzat më të njohura shqiptare që gjithmonë tërheq vëmendjen e publikut. Ditën e sotme ajo ka vendosur t’u përgjigjet pyetjeve të shumta të ndjekësve dhe fansave të saj përmes Instagram-it.

Një nga pyetjet që modelja dhe këngëtarja vendosi t’i përgjigjej ishte: “Sa e vështirë ishte të realizoje ëndrrat pa pasur babain?”

“Ëndrra e babait tim ishte që të bëhesha këngëtare, në moshën 12-vjeçare (kur ai ishte ende gjallë) më çoi të regjistroja këngën time të parë. Pasi ai ndërroi jetë ishte shumë e vështirë të vazhdoja para, por duhej t’i tregoja atij se do ta vazhdoja ëndrrën time dhe të tij… Mamaja ime është një grua shumë e fortë, ajo më dha krahë për të vazhduar” – tregoi Afërdita.

ME TE LEXUARAT