Zbulohet ‘autori’ i mesazheve kërcënuese ndaj Ylli Rakipit

Aktualitet

Pas mesazheve kërcënuese adresuar gazetarit Ylli Rakipi, ka reaguar Partia Demokratike.

Në një deklaratë për mediat, PD pohon se autori i mesazhe është vetëm Edi Rama, pasi kërcënimet ndaj tij kanë ardhur fill pas publikimit të skandalit me kompaninë fituese të tenderit të “Unazës së Madhe”, DH Albania.

Ndër të tjera në njoftimin e PD-së shkruhet:

Kërcënimi ndaj Ylli Rakipit nuk është thjesht kërcënim ndaj një gazetari, por është kërcënim ndaj gjithë shoqërisë sonë. Kur krimi guxon të kërcënojë një njeri të medias, në kohën kur autorët e skandalit janë të gjithë të identifikuar, kjo do të thotë vetëm një gjë: krimi ndjehet më i fortë se shteti dhe se drejtësia. Pavarësisht, se kush është personi që ka bërë direkt kërcënimin, autori i vërtetë është Edi Rama, frymëzuesi, ortaku dhe mbrojtësi kryesor i krimit në vend.

ME TE LEXUARAT