“Viktoria Invest është e Lulit”/ Basha: E vërteta që s’mund ta fshehë është …

Kliko per me shume info

Kryetari i Partisë Demokratike i është përgjigjur akuzave të kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj, që është shprehur se firma “Viktoria Invest” ka lidhje me Bashën. Kreu i PD-së tha se, “Viktoria Invest është pjesë e vjedhjes bashkë me Edi Rama Invest dhe Erion Veliaj Invest”.

Veliaj inspektoi mëngjesin e sotëm punimet që po kryhen pranë rreth-rrotullimit “Shqiponja”, lot i cili i është besuar kompanisë “Viktoria Invest”, një nga firmat për të cilën kreu i bashkisë tha se, ka qenë përfituese kryesore e tenderave të Bashkisë së Tiranës, kur ajo drejtohej nga Lulzim Basha.

Kliko per me shume info

Gjatë pasdites, në protestën që u zhvillua te Unaza e Re, Basha u shpreh se “protesta ua ka prishur rehatin të gjithë hajdutëve tek Unaza e Re, edhe Viktoria invest, edhe Rama Invest, edhe Veliaj Invest”.

Pyetjes së një prej gazetarëve, “Z Veliaj tha që Viktoria Invest është e Lulit”, Basha iu përgjigj:

“Viktoria Invest është pjesë e vjedhjes bashkë me Edi Rama Invest dhe Erion Veliaj Invest. Kjo është e vërteta dhe nuk mund ta fshehë Veliaj. Edhe të vjedhë me Viktoria Invest një projekt që duhet të kushtonte 10 herë më pak, tani edhe të vjedhë lekët edhe të thotë pastaj është kompania e Lulit. Jo jo Viktoria Invest, Rama Invest dhe Veliaj Invest janë 3 hajdutët e kësaj afere korruptive bashkë me disa të tjerë që kanë kontot bankare sekrete dhe po bëjnë gati të pastrojnë paratë e veprës kriminale të korrupsionit në konto sekrete bankare”.

Për akuzat që kjo firmë ka fituar tendera në kohën kur bashkia drejtohej nga Basha, kreu i PD-së ka folur edhe më herët. Basha ka pranuar se kompania ka fituar tendera, por ka shpjeguar se gara është bërë sipas ligjit, ndërsa në rastin e Unazës së Madhe, tenderi është korruptiv.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.