Vasili ironizon ARRSH: Hajduti thotë ‘kapeni hajdutin’

Politikë

Pas kallëzimit që Autoriteti Rrugor Shqiptar i bëri kompanisë DH Albania, lidhur me skandalin ku u përfshi duke përfituar tenderin prej 18 mln euro për Unazën, vjen një reagim nga LSI.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka ironizuar vendimin e ARRSH, ndërsa shkruan; “Hajduti ARRSH thotë kapeni hajdutin D H Albania”. Sipas Vasilit ARRSH bëri një tender korruptiv, ndërsa më pas paditi kompaninë për falsifikim.

REAGIMI I VASILIT
Hajduti ARRSH thote kapeni hajdutin D H Albania.

E padegjuar!!!
Autoriteti Rrugor Shqiptar, qe beri nje tender te korruptuar dhe te manipuluar me nje konkurent me oferte zero leke,po padit D H Albania per fallsifikim dokumentash.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo pacipesi po ndodh sepse prokuroria eshte bere njesh me korrupsionin dhe per kete arsye ARRSH po ben prokurorine ne vend,qe te jete ajo vete nen hetim nga prokuroria. Reforma ne drejtesi eshte nje fiasko e vertete per sa kohe qe te korruptuarit e qeverise hetojne vetveten.

Padia
ARRSH kallëzuoi sot penalisht në Prokurorinë e Tiranës, kompaninë DH Albania. Shkresa drejtuar organit të akuzës përmban dy akuza për kompaninë DH Albania, konkretisht falsifikim të dokumentave dhe mashtrim.

Burime për “BalkanWeb” raportuan gjithashtu se Autoriteti Rrugor Shqiptar, i ka nisur edhe një shkresë Agjencisë së Prokurorimit Publik, për të përjashtuar nga tenderat bashkimin e kompanive “BibaX” dhe “DH Albania”, dhe pritet të shpallë së shpejti rihapjen e tenderit për lotin e parë të Unazës së Madhe. Skandali i mashtrimit me tenderin për Unazën e Madhe u denoncua në emisionin të “Të paekspozuarit” në News24.

ME TE LEXUARAT