U hoq si studente, Xhunga përzë nga studio juristen e MAS: Pa të fyer fare…

Aktualitet

Një nga të ftuarat në studion e Rudina Xhungës këtë mbrëmje si duket paska qenë një e “infiltruar” e Ministrisë së Arsimit.

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka ka deklaruar pas lidhjes me “Skype” me studion e “ Dritare me Rudinën”, se në fakt e reja e shfaqur si studente punon juriste pranë Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Postimin e publikuar në Facebook nga Muka e lexoi edhe drejtuesja e emisionit, Xhunga e cila reagoi në moment.

Gazetarja iu drejtua Adelina Lacit:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më ke ardhur për studente, por ti punon në ministri. Ti përfaqëson Ministrinë. Unë mendoj që nuk mund të jesh në studio, pa të fyer fare.”
Më herët gjatë fjalës së saj, juristja e zbuluar nga Muka, tha se ka mbaruar dy fakultete, atë të Gjuhë-Letërsisë dhe Drejtësisë.

Ajo u shpreh:

Jam shumë e qetë, jam juriste me kontratë, jam futur me studentët që kanë fituar përmes praktikave të punës. Kam mbaruar dy fakultete, Gjuhë-Letërsi dhe Drejtësi. Unë Drejtësinë e kam fakultet të dytë, dhe kam mbaruar me rezultate të shkëlqyera. Nuk më është dashur të hy dy herë për të marrë një provim. Mesatarja ime është 9.8.”

ME TE LEXUARAT