U arrestua për ekzekutimin në Ish-Bllok, Gjykata merr vendimin për Fabiol Alushin

Aktualitet

U arrestua vetëm dy ditë më parë, një nga të kërkuarit për vrasjen në Ish-Bllok.

Fabiol Alushi i cili njihet edhe si mik i Ervin Matës, i fejuarit të këngëtares Elvana Gjatës ka mohuar të jetë përfshirë në ngjarje.

Ndërkohë, Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për Fabiol Alushin, ndonëse Prokuroria kërkoi burg pa afat për 42 vjeçarin.

Për këtë ngjarje ndodhet në paraburgim edhe shtetasi Ervis Martinaj, ndërsa është shpallur në kërkim edhe Eldi Dizdari. 

ME TE LEXUARAT