Tradhëtitë e politikanëve dhe biznesmenëve, flet dedektivi i parë privat në Shqipëri

Aktualitet

Drejtori i Institutit të Detektivëve Privatë, Ndue Pjetra ka folur mbi punën e detektivëve se si ata i zbulojnë të fshehtat.

“Maksimumi i kohës që na duhet për të zbuluar një tradhëti bashkëshortore është 11 apo 15 ditë, asnjë çift i dashuruar s’mund të rrijë 7 deri në 11 ditë pa u takuar me njëri-tjetrin. Ato ditë do jesh në vëzhgim gjithë kohën, por ka patur raste kur është kapur edhe për 2 orë”, u shpreh ai në emisionin “Fol me psikologen”.

Ndue Pjetra thotë se rastet më të vështira për t’u zbuluar janë ato të politikanëve dhe biznesmenëve, ndërsa ka rrëfyer edhe raste konkrete se si gratë pasi marrin informacion prej tyre vrapojnë gjithë ankth drejt adresave se ku ndodhen bashkëshortët.

40-vjeçari nga Tirana, baba i 2 fëmijëve ka rrëfyer martesën e tij 15-vjeçare me bashkëshorten me të cilën ishte njohur që në bankat e shkollës. Ai thotë se e shoqja kishte filluar të ndryshonte, nuk kishte më rutinën e përhershme, nuk kishte më të njëjtin dedikim ndaj fëmijëve, ishte bërë agresive dhe të gjitha këto e bën të dyshonte.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Fillimisht e kisha mendjen e fjetur, por pastaj ishin disa veprime te bashkëshortes që me thënë të drejtën filluan u bën aq të trasha sa filluan të më tërhiqnin vëmendjen, ndërroi rutinën e përhershme, pothuajse ndërroi gjithë gardërobën, parfumet, oraret e daljeve, shoqëri e re. Zakonisht në orën 7, 7 e 30 unë dal me fëmijët , një ditë më qëlloi që ajo të më çonte një mesazh, që ishte e zënë dhe nuk mund t’i merrte dot fëmijët, sepse nga shkolla i merrte ajo. Nuk e vrava mendjen shumë, u shkëputa 2 orë më përpara i mora fëmijët dhe i çova në shtëpi. E prita sepse u vonua pak dhe kur erdhi filloi një grindje që s’kishte baza, më krijoi atë idenë sikur e kishte sjellë njeri me zor në shtëpi.”

ME TE LEXUARAT