Tirana nuk gjen qetësi, pas studentëve nis një tjetër protestë

Aktualitet

Ndërkohë që studentët liruan qarkullimin pas 3 orësh tek Zogu i Zi, një tjetër protest ka nisur në këtë orë në Tiranë.

Mësohet se banorët e Unazës së Re kanë protestuar sërish mbrëmjen e sotme kundër prishjes së banesave të tyre.

Ata kanë dalë në rrugë duke bllokuar edhe lëvizjen e makinave me thirrjet “jo projektit”.

Banorët kanë deklaruar se do të vazhdojnë të protestojnë dhe se nuk do të lejojnë prishjen e banesave të tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bashkë me ta në protestë kanë qenë sonte edhe deputetët e Partisë Demokratike.

Deputetët Edmond Spaho, Oriola Pampuri kanë siguruar banorët se do të kenë mbështetjen e Partisë Demokratike për kauzën e tyre. /Lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT