Tension në Bruksel, BE i anulon konferencën Haradinajt

Kosovë&Rajon

Zyra e shtypit e Bashkimit Evropian e ka anuluarkonferencën e përbashkët me kryeministrin Ramush Haradinaj, pas takimin nëKëshillin e MSA’së.

Siç raportojnë gazetarët kosovarë në Bruksel, kjo ka ardhur për shkak të tendosjes së atmosferës në takimin e MSA’së, e ku temë ishte edhe taksa ndaj Serbisë, shkruan gazetametro.net.

Deri tani nuk ka asnjë sqarim lidhur me anulimin e konferencës, mirëpo po raportohet në vazhdimësi për një takim të tensionuar në BE.

E gazetarja e RTK’së, Xheraqina Tuhina, e ka konfirmuar anulimin e konferencës së përbashkët të Haradinajt me zyrtaren e lartë të BE’së, Federica Mogherini si dhe komisionarit Johannes Hahn.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sidoqoftë, kjo është hera e dytë që ndaj Kosovës BE’ja vepron njëlloj pas takimit të Këshillit të MSA’së. Edhe vitin e kaluar ishte anuluar konferenca, pikërisht në një kohë kur BE’ja i bënte trysni Kosovës për Demarkacion.

Ndryshe, Haradinaj udhëtoi sot për në Bruksel me informacionin që në agjendë është edhe diskutimi i taksës, për të cilën BE’ja dha dje një kompromis, por që nuk e gjeti gjuhën e përbashkët me Qeverinë e cila po kërkon vetëm njohjen e shtetit si kusht për largim të taksës.

ME TE LEXUARAT