Tarifa për kreditet e provimeve të mbartura, studentët paralajmërojnë përshkallëzimin e protestës

Aktualitet

Studentët e Politeknikut tashmë nuk janë të vetëm.

Në ditën e dytë, protestës së studentëve të Fakultetit të Arkitekturës, Urbanistikës dhe Inxhinierisë së Ndërtimit u janë bashkuar edhe studentë të fakulteteve të tjera. Ata kërkojnë anulimin e vendimit që tarifon kreditet për provimet përsëritëse.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Revolta e studentëve doli jashtë dyerve të universiteteve dhe shkoi pranë Ministrisë së Arsimit. Hedhjen e stilolapsave studentët e quajtën akt simbolik, si dhe zemërimin e akumuluar me jetën universitare e shprehën me gjuajtjen e godinës së ministrisë me vezë.

Zv/ministrja e arsimit, Besa Shahini, doli jashtë godinës duke kërkuar një përfaqësi nga studentët për të dëgjuar kërkesat e tyre.

“Çdo përfaqësues që mund të futet aty është i shantazhueshëm. Cilido nga ne mund të pësojë presion po u fut aty. Ne nuk futemi aty. Ajo që kemi për të thënë ne është ky takimi këtu”, thanë studentët, raporton Top Channel.

Dhe u largua pa u rënë në dakordësi. Vendin e saj e zëvëndësoi një qytetar i thjeshtë, që përgëzoi reagimin e studentëve.

Nga ana tjetër, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla në një deklaratë për mediat ka reaguar për protestën: “Kërkojë anulimin e një pike të një VKM-je, por që nuk ka hyrë në fuqi për këta studentë”.

Edhe kryeministri Edi Rama në Twitter, në mbështetje të fjalës së ministres Nikolla, i ka pasuar përgjegjësinë universiteteve që të rishikojnë vendimin e Këshillit të Ministrave, ndërsa protesta është paralajmëruar se do të vijojë sërisht nesër.

ME TE LEXUARAT