Tarifa 100% ndaj mallrave serbe, BE i ofron kompromis Haradinajt

Kosovë&Rajon

Tarifa 100% e vendosur nga Kosova për mallrat serbe duket se ka sjellë edhe efektin e parë.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së Mogherini, Komisionerja për tregti Malmstrom dhe Komisioneri Hahn në një letër të përbashkët drejtuar Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt, ofrojnë opsion për zgjidhjen e problemit të tarifave ndaj Serbisë.

BE ofron mes tjerash që emërimi “UNMIK” në CEFTA të zëvendësohet me “Kosova*”. Por kërkojnë që, si shenjë e vullnetit të mirë, paratë hënës 17 dhjetor, kur në Bruksel zhvillohet takimi i Këshillit të MSA-së,Kosova përkohësisht të pezullojë zbatimin e vendimit për tarifën ndaj mallravenga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Koha.net shkruan se këta pjesëtarë të Komisionit Evropian letrën Kryeministrit të Kosovës e kanë shkruar edhe duke adresuar disa shqetësime që Haradinaj ua ka shprehur në letrën që ai e kishte dërguar më parë kur kishte sqaruar arsyet pse Kosova kishte vendosur këto masa.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ne kemi marrë në dijeni po ashtu edhe listën erasteve të praktikës tregtare nga ana e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës që sipas këndvështrimit të Kosovës, paraqesin barriera në zbatimin korrekt tëaranzhimeve të CEFTA-s dhe krijojnë problem domethënëse në terren për veprimetekonomike dhe për qytetarët”, thuhet në letër.

ME TE LEXUARAT