Studentët nuk dorëzohen as pas tërheqjes së Nikollës: Duan t’na heqin qafe!

Kliko per me shume info

“Është shashkë për të na mbyllur sytë. Nuk dorëzohemi pa plotësuar kushtet tona”

Kështu kanë deklaruar të rinjtë protestues të cilët edhe pas plotësimit të kërkesës së parë për pagësen për kredite, kanë deklaruar se nuk do të të tërhiqen.

Kliko per me shume info

“Nuk duam deklaratë nëpër media, duam në rrugë zyrtare. Një deklaratë e ministres Nikolla nuk pranohet.

Ju bëjmë thirrje ministres se ne nuk tërqhiqemi nga protesta jonë deri në plotësimin e 4 kërkesave që kemi.

Dekanët e fakulteteve kane makinat më të fundit, prindërit tane rropaten për të blere librat tanë, për të paguar tarifat.

Gjej një sallë ku të mundet të në nxejë të gjithëve, takim tek e tek nuk ka”– janë deklaratat e studentëve pas deklaratës së ministres.

Reagimi i Nikollës:

Studentët kanë gjithnjë të drejtë që të protestojnë kur kanë shqetësime, unë bie dakord me të gjitha kërkesat e tyre. Nuk do të ketë asnjë kosto shtesë për studentët që duan të përsërisin provimet.

Pika e dytë që ka të bëjë me praninë e studentëve në bordet e administrimit, është një rast i paprecedentë, që nuk ndodh asnjë vend, bie dhe në kundërshtim me ligjin. Nëse ata gjejnë një universitet ku kjo ndodh le të ma thonë rastin.

Unë iu kërkoj që të bëni transparencë të bordeve të administrimit, që ato të jenë të hapura për studentët, që të kuptojnë se çfarë ndodh me financat publike. /Lajmifundit.al

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.