Skandali me “Dunwell Habberman”, reagon Basha

Aktualitet

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas publikimit të disa dokumentave zyrtare se vetëm një muaj më parë, OST i ka dhënë kompanisë offshore nga Delaware, përmes degës së saj në Tiranë ‘DH Albania’, një tender me vlerë 12 milionë euro.

“30 milionë euro tendera brenda një muaji i ka dhënë Edi Rama kompanisë Dunwell Habberman, bashkëpronar i së cilës është vetë ai me ose pa letra, për t’i grabitur dhe pastruar në SHBA.

Imagjinoni sa qindra miliona euro ka vjedhur ky hajdut psiqik në 5 vjet si kryeministër dhe 11 vjet si kryetar bashkie. Por as paratë dhe asgjë nuk do ta shpëtojnë dot as Ramën dhe as klientët e tij nga drejtësia, për shkatërrimin që i kanë bërë Shqipërisë.”– shkruan Basha.

Disa ditë në parë ne media janë transmetuar fakte se kompania amerikane DH Albania që ka fituar tenderin me vlerë 18 milionë euro, për ndërtimin e një segmenti të Unazës së Re, ka falsifikuar dokumentet.

ME TE LEXUARAT