Skandal në Shkodër: Studentët kërcënohen të mos protestojnë

Aktualitet

Mijëra studentë në të gjithë Shqipërinë sot kanë nisur protestat për të kërkuar të drejtat e tyre.

Protesta po zhvillohen në Tiranë, Durrës, Shkodër, Kamëz e Shkodër. Por ndërkohë që studentët janë në protestë, sipas anëtares se këshillit studentor në Shkodër, kanë nisur presionet nga rektori.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Deklarata e plotë:

Studentët e Shkodrës intimidohen nga rektori, por paralajmërojnë protesta të fuqishme nesër Pershendetje! Une jam Melisa Braci, anetare e Keshillit studentor qe sot kam dhene doreheqjen prane rektorit te Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Adem Bekteshi.

Duke pasur parasysh te gjitha ngjarjet qe ndodhen sot, intimidimi nga ana e tij, kemi marre kete inisiative sot qe do të shumëfishohet nesër, që të ngrejmë zërin tonë dhe të themi se; ne nuk mund të frikësohemi nga asgjë dhe anjë njeri qoftë ai I çfarëdo lloj posti.

Ne jemi kundër tarifave që janë vendosur me 6700 lekë për sa I përket riprovimeve ose studentëve ngelës dhe jemi kundër tarifës vjetore që është aq e lartë. Sot jemi kaq, por siç ju thëshë nesër do të jemi shumë dhe më shumë. Ju presim të gjithëve /Lajmifundit.al

 

 

ME TE LEXUARAT