Si u prit në Prishtinë letra e Ish- Presidentit Bush drejtuar Millosheviçit?

Kliko per me shume info

George H. W. Bush në vitin 1992 sa ishte president i SHBA – së , kishte paralajmëruar Millosheviçin se nëse fillon konflikt të armatosur në Kosovë, Shtetet e Bashkuara do të jenë të përgatitura ta përdorin forcën ushtarake kundër serbëve në Kosovë dhe Serbi.

Se si u prit ky reagim i Bushit në Kosovë shpjegoi ish Ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni. “Është moment interesant, është mbase momenti që ne na ngjalli një optimizëm të pashoq dhe na dha shpresë se ajo që tashmë kishte filluar të ndodhte në Bosnjë , nuk do të fillonte në Kosovë. Unë e kujtoj saktësisht këtë moment m kolegët e mij në QIK me të cilët e kemi pas diskutuar gati gjithë natën çfarë do të thotë kjo për ne, çfarë do të thotë për Kosovën, çfarë do të thotë për të ardhmen.

Kliko per me shume info

Pra ishte mbase vija e parë e kuqe të cilën e vendoste vija e parë amerikane.”, kujtoi Hyseni. Ai tutje rekomandoi që ky paralajmërim i Geroge H. W. Bush duhet të futet si momenti më kritik në parandalimin e një spastrimi etnik i cili sipas Hysenit ishte planifikuar në detaje.

“Ky paralajmërim kujtoj unë duhet ta ketë ba qeverinë serbe që të hamendësohet dhe të mendohet shumë herë para se të ndërmarrë veprime të tipit që i ndërmori në Bosnjë.”, tha Hysenaj. Ish- Presidenti i Amerikës, Geroge H. W. Bush vdiq më 30 nëntor në moshën 94 vjeçare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.